Takimet me biznesin e vogël kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i vijoi në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se është përgjegjës për shtimin e varfërisë dhe të njerëzve që blejnë me lista.
?Varfëria është kudo dhe arsyeja pse edhe në kohë të pandemisë, ashtu si edhe më përpara, janë lënë të braktisur dhe në mëshirë të fatit nga qeveria e Edi Ramës, e cila edhe në këtë kohë paratë e taksapaguesve i ka çuar në duart e 4-5 oligarkëve?, tha lideri i demokratëve.
Basha tha se opozita ka një plan për dalje nga situata.
?Jam sot për të dëgjuar në këtë tur, por jam këtu edhe për t?ju thënë të gjithë njerëzve që takoj dhe gjithë ju që na ndiqni se ne kemi një plan, kemi një vizion, kemi dëshirën dhe ambicien për ta ndryshuar këtë situatë?, tha ai.
Basha u premtoi tregtarëve të vegjël që kur Partia Demokratike të vije në pushtet, paratë e taksave do t?u kthehen sërish qytetarëve në shërbime dhe nuk do të shpenzohen për luksin e qeveritarëve.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/